Shtyhen edhe me dy javë seancat gjyqësorë, shkak COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera seancat gjyqësore. Ky vendim vjen në kuadër të masave të kundër përhapjes së koronavirusit.

“Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Po ashtu KLGJ thotë se në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave.

“Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e këtyre masave do të vazhdojë deri në datën 7 prill.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV