Tabaku: BE hapi negociatat, por qeveria e Ramës duhet të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e PD-se Jorida Tabaku duke reaguar mbi vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, theksoi se shqiptarët morën një “po” dhe qeveria mori 4 parakushte dhe 11 kushte shtesë.

Sipas Tabakut, vendimi i sotëm ka hapur rrugën për anëtarësim në BE por duhet që qeveria e kryeministrit Rama të përmbushë kushtet, ndryshe nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Mesazhi i Tabakut: Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Europës ju dha një lajm të mirë shqiptarëve në këto ditë të vështira dhe konfirmoi se Europa është me shqiptarët.

Një “po” nga Bashkimi Europian dhe 4 parakushte dhe 11 kushtes që duhen përmbushur nga qeveria.

Vendimi i sotëm teksa çel në parim dritën jeshile, e thotë qartë dhe shkoqur: deri në përmbushjen e kushteve nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Duhet zbatim konkret dhe jo fjalë në letër dhe kjo do të verifikohet përmes grupeve faktmbledhëse te BE.

Pa krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas frymës dhe gërmës në Kushtetutë dhe në përputhje me opinionin e “Venecias”; Pa përfundimin e Reformës Zgjedhore, pa ndërmarrë luftë me rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit nuk ka nisje te bisedimeve.

Dokumenti i miratuar sot nënvizon se Shqipëria duhet në kuadrin e prioriteve të

– të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

-të hetojë dhe ndëshkojë blerjen e votave

– të hetojë dhe çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

– te luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista.

Nga sot bie alibia 4 vjeçare e qeverisë dhe askush nuk mund të fshihet më pas “problemeve të brendshme” brenda BE.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

BE foli qartë: PO në parim. Që ti japim vlerë kësaj PO-je duhen hapa konkretë, zbatim i cdo kushti të vendosur. Shqiptarët kanë humbur mjaft kohë. Tani duhet veprim.

PD ka dëshmuar vullnetin e saj duke dhënë kontributin e saj të në tryezën e reformës zgjedhore. Qeveria duhet të bejë pjesën e saj pa asnjë vonesë dhe pa asnjë alibi.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV