Vdekja e biznesmenit pukjan, dëshmia: Me 6 mars ishte në Bashkinë e Pukës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i pestë i vdekjes me COVID-19, i shënuar ditën e sotme, ka për viktimë një burrë nga Puka, një prej emrave më të njohur të biznesit pukjan në Tiranë. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme, sipas mjekëve me simptomat e virusit vdekjeprurës, ndërkohë që të dhënat tregojnë se Ndue Marinaj, është personi që ka qenë në një drekë, në restorantin e tij të njohur në Tiranë me kolegun tjetër, të atin e pacientit ‘zero’.

Mirëpo, të dhënat që vijnë nga Puka bëjnë me dije që në fakt, viktima e fundit, Marinaj me datën 6 mars ka qenë në qytetin e Pukës. Ai është takuar me një sërë zyrtarësh lokal dhe madje edhe me vetë kryetarin e Bashkisë së Pukës. Sipas të dhënave saktësohet se pas rreth 5 ditësh ai është shtruar me simptomat e COVID-19 ndërsa ende nuk dihet se sa është numri i personave që ka kontaktuar dhe takuar ditën e fundit që njerëzit e kanë parë në qytetin e Pukës.

Dëshmia

Është një qytetar nga Puka i cili e ka kontaktuar ditën e 6 marsit viktimën e ditës së sotme, për të cilën thuhet se ka humbur jetën pasi u prek nga virusi Covid-19! “Po, e kam takuar. Po jam përshëndetur me të sepse po ikte në drejtim të bashkisë sepse më tha se atje i kishte disa takime. E njoh prej kohësh po ngaqë edhe unë isha në nxitim e sipër nuk është që u ndaluam të takoheshim dhe vetëm u përshendetëm nga larg.

Ne jemi të habitur që në momentin kur e morëm vesh që është i shtruar për Covid-19 pasi askush nuk mund ta priste diçka të tillë. Ne e dimë që ai ishte mik me të atin e atij që u konsiderua pacienti ‘zero’, ashtu siç e dimë edhe faktin se ku ka qenë në mort i ati i pacientit ‘zero’, por është çudi e madhe se asnjë prej asaj familjeje që kanë patur kontakt të drejpërdrejtë me të nuk është i infektuar. Ne, që kur e kemi marrë vesh për sëmundjen e Marinajt, kemi bërë llogaritë dhe në fakt kemi qenë në panik të jashtëzakonshëm për shkak të kontakteve të asaj dite, por deri më tani, ende nuk flitet asgjë për ndonjë rast tjetër.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, ky është parashikimi i "Fjala.al" për shpërndarjen e mandateve

Sepse, këtu, duhet patur parasysh edhe fakti se, nuk ka asnjë kusht mjekësor që mund t`i jepet si parandihmë, ndihmë apo edhe për të mundësuar identifikimin e një të sëmuri nga spitali jonë. Puka prej vitesh është zbrazuar nga mjekët dhe spitali i ngjan më shumë një ngrehine tashmë. Ne e dimë që deri sa të vijë shërbimi pas telefonatës që nuk mbërrin kurrë tek 127, këtu është mjaft e vështirë t`i jepet ndihmë dikujt aq më tepër në kushgte të tilla. Dhe të mendosh që unë po flas nga pozitat e një personi që jeton e banon në qytetin e Pukës, imagjino pak çfarë mund të ndodhi në fshatrat e largëta”.

Takimi i pacientit ‘zero’

Referuar të dhënave që vijën sërish nga qytetit i Pukës, që vdekja e biznesmenit Ndue Marinaj i ka tronditur dyfish bëhet me dije se edhe pacienti ‘zero’ ka qenë në qytetin e Pukës. Madje ka qenë edhe pas rastit të vdekjes së nënës së një mikut të tyre në zonën e Gomsiqes, rast në të cilin kishte marrë pjesë i ati. Burimet sqarojnë se djali, që tashmë për fatin e tij dhe të familjes së tij është i shëruar bashkë me të atin, ka qëndruar në tri ambiente restorantesh e baresh në qytetin e Pukës para se sa të nisej në drejtim të Tiranës.

Por ende, sipas të dhënave nuk ekziton asnjë rast tjetër që është i dyshuar me këtë virus, ndërsa autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë treguan ditën e sotme se Marinaj vuante edhe nga një sëmundje tjetër, që nuk ishte shfaqur deri në momentin kur ai ishte paraqitur në spital me gripin e frikshëm!/Fjala.al

Të fundit

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Braçe reagon kundër Belind Këlliçit: Bëhu burrë! Morët zvarrë një grua

Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas sherrit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Deputeti i PS ka shpërthyer ndaj...

Spiropali del kundër KQZ: Duam që rezultati i Vorës të dalë tani!

Drejtuesja politike e PS në Tiranë, Elisa Spiropali, ka kërkuar këtë mbrëmje që KQZ të publikojë menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe...

Numërohen 3 kutitë e para, këto janë rezultatet për PS-PD

Janë numëruar 3 kutitë e para nga zgjedhjet e 11 majit në bashkinë e vogël të Pustecit, pjesë e Qarkut Korçë. Nga këto kuti udhëheq...

Lajme të tjera

Web TV