Covid-19/Manastirliu bën parashikimin e ‘frikshëm’: Jemi në javën e tretë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka theksuar se përgjatë kësaj jave kurba e të prekurve me koronavirus pritet të rritet. Sipas saj, masat e ndërmarra ndaj Covid-19 do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë por rreth datës 30 të këtij muaji.

Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30”, u shpreh në takimin me ministrat dhe kryeministrin Rama.

Ajo theksoi se sipas parashikimeve të eksperteve, numri i të prekurve sa vjen e po dyfishohet.

“Sa i takon numrit të testimeve, numri i tyre nuk është në dëshirën e askujt. Të gjitha testet që realizon në strukturat tona, realizohen në bazë të rekomandimit të OBSH. Ne testojmë, testojmë të dyshuarit që kanë nevojë që të binden nëse janë të prekur nga koronavirus.

Ne kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Në javën e tretë të kësaj situate, që kërkon testime për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, është i rëndësishëm që të bëhet, pasi kapim persona me problematika të shprehura. Ne shkojmë dhe një hap më tepër, te kontaktet e afërta. Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30. Kjo është çfarë ekspertët thonë. Janë duke punuar disa modele.

Duke u ndalur tek projeksionet, është se kemi rritur bazën e testimeve për të shkëputur zinxhirin e infeksionit dhe për të izoluar rastet. Sot ne kemi një shoqëri të izoluar në funksion të ndërprerjes së infeksionit të COVID. Efektet e tyre ndoshta nuk shihen në javën e tertë. Ne ditë pas dite jemi duke u rritur. Sot kemi 23 raste të reja në 24 orëshin e fundit.

Pra ne rritemi në një lloj progresioni. Është më se e frikshme rritja e rasteve të COVID-19. Ka lajme të mira dhe ato na bëjnë më shumë besimplotë, s’e sistemi shëndetësor i ynë po përballon fluksin. Janë 73 pacientë të shtruar në shërbimin Infektiv.

Këtë orë kanë lënë spitalin 4 qytetarë, të cilët kanë rezultuar të shëruar. Ky infeksion mund të mundet. Ka raste që shkojnë në fatalitet, si 5 rastet e vdekjeve. Edhe me këtë rritje, ne arrijmë ta përballojmë. Por masat që kemi ndërmarrë duhet të zbatohen. Ne pandemi të gjithë janë të dyshuar. Të gjithë duhet të ruhen”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV