Epidemiologu: Situata aktuale me koronavirusin është vetëm maja e ajsbergut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaroi sonte se në vendin tonë situata me koronavirusin, është vetëm maja e ajzbergut.

Në një lidhje me emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, Ulqinaku ka thënë më tej, se kjo javë është java e zjarrit, dhe nëse ja dalim, masat e qeverisë kanë rezutuar të suksesshme.

Në apektin epidemiologjik, mund të themi se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Masat e qeverisë e tregojnë më së miri atë që thotë edhe shkenca e epidemiologjisë, që do të thotë, ndalimi, karantinimi, izolimi vërtetojnë se virusi mund të jetë në ҫdo vend.

Në bazë të asaj ҫfarë raportohet është që pacientë asimptomatikë, me COVID-19 është vetëm 1%, ndërsa simptomatik të lehtë janë 80%, me një kollë të lehtë, me pak temperaturë, dhe mund ta kalojë në shtëpi, dhe pjesa tjetër është ajo që na shqetëson, dhe na bën të marrim masa.

Nëse ne i kemi marrë këto masa drastike, pra nëse shifrat rrinë në këto nivele, ne themi që jemi në përballimin e kësaj situate, që do të thotë nuk do të biejmë në kolaps. Nëse arrimë të ja dalim, atëherë themi se jemi në kushte të tjera.

Tamponët janë të rëndësishëm, por është e rëndësishme për dokumentimin e epidemisë, por tamponi nuk është medikament, ne prandaj nguli këmbë që ti trajtojmë të gjitha rastet që paraqesin shenja, edhe të gripit, si të dyshuar me COVID-19, pra një person që ka shenja të lehta, të trajtohet edhe pa tampon si një person i infektuar, pra të karantinohet, dhe të kontaktojë me mjekun, dhe të marri mjekimin.80-85% e rasteve kalon pa probleme kjo sëmundje.

 

Të fundit

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Lajme të tjera

Web TV