SHBA-ja do të japë 2 trilionë dollarë si masë kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorët e SHBA-së dhe zyrtarët e administratës së presidentit, Donald Trump, kanë arritur një marrëveshje mbi një projekt-ligj për të lehtësuar ndikimin ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.

Senati do të votojë për paketën 2 trilion dollarë më vonë gjatë ditës, dhe pas kësaj, shumë shpejt, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të veprojë njëjtë.

“Ky është një nivel investimesh i një kohe lufte në kombin tonë”, tha drejtuesi i shumicës së Senatit, republikani, Mitch McConnell, në një fjalim duke njoftuar për arritjen e paktit pas disa ditëve të negociatave midis ligjvënësve republikanë dhe demokratë, sekretarit të thesarit, Steven Mnuchin, dhe ndihmësve të tjerë të lartë të presidentit, Donald Trump.

Udhëheqësi e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer e quajti masën “paketën më të madhe të shpëtimit në historinë amerikane”, duke e përshkruar atë si një “Plan Marshall” një referencë ndaj programit të financuar nga SHBA-ja që ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Pandemia globale ka vrarë më shumë se 660 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Nga koronavirusi i ri janë infektuar më shumë se 50,000 njerëz.

Disa shtete në SHBA kanë urdhëruar mëse 100 milion njerëz – gati një e treta e popullsisë – të qëndrojnë në shtëpi./REL

Të fundit

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV