26 mars 1990/ Ndeshja e futbollit ku u hodhën parullat e para anti-komuniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja e studentëve në dhejtor të vitit 1990 besohet se është lëvizja e parë që i dha shqelmin diktaturës komuniste gjysëmshekullore në vend, por në fakt kjo lëvizje ishte paraprirë nga akte të vogla por kuptimplote gjatë gjithë atij viti për të ndezur në fund zjarrin e madh të popullit.

Pikërisht në një ndeshje futbolli janë hedhur parullat e para anti-komuniste. 30 vjet më parë, në ndeshjen “Besa-Partizani” të luajtur në stadiumin “Besa” të Kavajës, u luajtën disa nga aktet kurajoze që pararendën demokracinë, me parrulla kundër sistemit e revoltë kundër policisë.

Një ditë më pas, me arrestimin dhe shoqërimin e protagonistëve dhe të personave të tjerë në komisariat, qytetarët u mblodhën atje me parrullat: “Lironi shokët tanë”, “Liri, demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë pushteti popullor” dhe e goditën ndërtesën me gurë, duke i thyer xhamat.

Demonstrata e Kavajës, prelud i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri u përball egërsisht me diktaturën, që dënoi për agjitacion e propagandë të rinjtë e përfshirë, pas hetuesisë e përpunimit në dhomat e izolimit duke intensifikuar masat operative për të zbuluar, neutralizuar e goditur organizatorët.
Foto nga ajo ndeshje historike e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve./fjala.al

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Lajme të tjera

Web TV