Covid-19/Edhe Kuvendi kalon online, nesër mblidhen Kryetarët në…internet

Kreu i Kuvendit  Gramoz  Ruçi do të mbledhë ditën e nesërme Konferencën e Kryetarëve në formatin online në orën 11:00 si pasojë e koronavirusit.

Në këtë konferencë e cila do të zhvillohet e gjitha online do të miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit 30 mars- 17 prill.

Nisur nga situata emergjente e krijuar nga koronavirusi nuk përjashtohet që as ndonjë seancë e rëndësishme parlamentare të zhvillohet online.

Njoftim për shtyp:

Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë  rend dite:

Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;

Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex