Covid-19/ Kur bandat e drogës kryejnë rolin e qeverisë, krijojnë shtetrrethim në lagjet e varfra për t’u mbrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një nga lagjet më të njohura në Rio de Janeiro, trafikantët e drogës kanë imponuar një shtetrrethim për koronavirusin, mes frikës në rritje dhe ndikimit të frikshëm që virusi mund të ketë në disa nga zonat më të varfra të Brazilit.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 46 dhe anëtarët e bandave kanë qarkulluar në lagjen Cidade de Deus (Qyteti i Zotit) në Rio-n perëndimore duke porositur banorët të qëndrojnë brenda pas orës 8 të mëngjesit.

Një video e regjistruar në Qytetin e Zotit ka qarkulluar në mediat sociale këtë javë duke treguar një altoparlant që po transmetonte alarmin: “Kushdo që bën rrëmujë ose shëtitje jashtë do të dënohet.

“Trafikantët po e bëjnë këtë sepse qeveria mungon. Autoritetet janë të verbër për ne, “- i tha një banor Guardian.

Një raport në gazetën Rio Extra thotë se anëtarët e bandave po lëviznin rreth qytetit duke u thënë 40,000 banorëve të tij: “Ne po imponojmë një shtetrrethimi sepse askush nuk po e merr seriozisht koronavirusin. Është më mirë të qëndroni në shtëpi. Mesazhi është dhënë”.

Gangsterët e Qytetit të Zotit nuk janë të vetmit që kanë marrë këto masa në lagjet e varfra të Rio de Janiero. Në Morro dos Prazeres, anëtarët e bandave u kanë thënë banorëve të qarkullojnë vetëm në grupe dyshe dhe jo më shumë, ndërsa në Rocinha, një nga lagjet më të mëdha të Amerikës Latine, trafikantët gjithashtu kanë dekretuar një shtetrrethimi.

“Bandat kanë thënë që pas orës 8:30 të gjithë duhet të qëndrojnë brenda dhe nëse nuk do të ketë zmbrapsje,”- pohoi një prej banorëve.

Në Santa Marta, një lagje që ulet nën hijen e statujës së Rio-s, trafikantët kanë shpërndarë sapun dhe kanë vendosur shenja pranë një shatërvani me ujë publik në hyrje të komunitetit që thotë: “Ju lutemi lani duart para se të hyni në lagje”.

Të fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Lajme të tjera

Web TV