E frikshme, OBSH: Një në 10 të infektuar me COVID-19 është punonjës i shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin e infektimit me koronavirus, të një numri gjithnjë e më të madh punonjësish të shëndetësisë. Sipas drejtorit të organizatës për Evropën Hans Kluge, kjo ka ndikuar në aftësinë e shumë vendeve për t’iu përgjigjur pandemisë. Zoti Kluge tha gjithashtu se prej javës së shkuar, numri i përgjithshëm i të infektuarve apo I atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 është trefishuar në Evropë. Ai përmendi Spanjën, Francën, Gjermaninë e Zvicrën si vendet më problematike.

Autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bënë të ditur të enjten se në çdo dhjetë persona të prekur nga COVID-19, një prej tyre është punonjës i kujdesit shëndetësor. Kjo, sipas drejtorit të OBSH-së për Evropën ka ndikuar në aftësinë globale për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit.

“Bazuar në të dhënat që kemi , një në 10 persona të infektuar është punonjës i kujdesit shëndetësor. Shumë prej tyre ndodhen në karantinë, gjë që ka pasur ndikim negativ në aftësinë e shërbimeve tona shëndetësore për t’iu përgjigjur situatës. Ky është një shqetësim i madh për të gjithë ne. Nga dje (e mërkurë) Italia ka raportuar 6.200 punonjës të kujdesit shëndetësor të infektuar ndaj ne të gjithë duhet të ndërmarrim veprime për t’i mbrojtur këta njerëz kurajozë. Ata po punojnë pa u lodhur për t’u mbrojtur e kujdesur për ju. Edhe pse po punojnë në kushtet e një niveli të lartë stresi, ata po bëjnë sakrifica të mëdha për të mirën e një komuniteti të gjerë”, thotë doktor Hans Kluge, Drejtor i OBSH-së për Evropën gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen.

Për sa i takon numrit të të infektuarve apo atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 zoti Kluge tha se situata paraqitet më problematike veçanërisht në Spanjë, Francë, Gjermani dhe Zvicër.

Lexo edhe :  Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

“Që nga takimi ynë i fundit një javë më parë, numri i të infektuarve dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19 në rajonin tonë është trefishuar. Rritja më e madhe është shënuar veçanërisht në katër nga pesë vendet me numrin më të madh të rasteve, si Spanja, Franca, Gjermania e Zvicra. Seksioni i Evropës së OBSH-së ka njoftuar mbi 220,000 raste dhe 11.987 vdekje të lidhura me COVID-19. Kjo do të thotë se globalisht, afërsisht gjashtë nga dhjetë raste personash të infektuar dhe shtatë nga dhjetë raste vdekjesh, raportohen nga rajoni ynë”, tha ai.

Por zoti Kluge shtoi se pavarësisht seriozitetit të situatës ka dhe shenja inkurajuese duke iu referuar rastit të Italisë. Megjithatë ai paralajmëroi, se është ende shumë herët të thuhet se pandemia po arrin kulmin e saj në atë vend.

“Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, po raporton një normë pak më të ulët të rritjes, megjithatë është akoma shumë herët për të thënë se pandemia ka arritur kulmin e saj në atë vend. Së shpejti do të jemi në gjendje të përcaktojmë shkallën e ndikimit që kanë patur masat e ndërmarra nga shumë vende”, tha ai.

Në rang botëror pandemia e koronavirusit ka infektuar më shumë se 487 mijë vetë ndërsa ka shkaktuar vdekjen e mbi e 22 mijë personave. Përhapja e shpejtë e virusit ka goditur rëndë ekonominë globale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor si dhe ka detyruar qeveritë e shumë vendeve të marrin masa kufizuese për lëvizjen e popullsisë. /VOA

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV