Koronavirusi/ Mjeku i njohur shqiptar tregon kur do të shohim rezultatet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Infeksionist  Pëllumb Pipero ka shpjeguar situatën aktuale që është krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

“Në eksperiencën time 38 vjeçare nuk kam parë kurrë një virus si ky”, deklaroi Pipero.

Ai tha se në javën e parë të prillit do të merren përgjigjet e para se sa të efektshme kanë rezultuar masat e ndërmarra nga qeveria dhe sa janë zbatuar ato nga qytetarët.

Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.

“Është shumë vështirë të japim mendime të sakta. Kemi pasur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkencëtarë të epidemiologjisë nuk kam çfarë të komentoj. Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk  kemi. Unë e lidh me AH1N1”, tha Pipero. Ai dha një këshillë për prindërit që kanë dilemë për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Do ti rekomandoja që ti bëhej vaksina, nuk do të këshilloja të ndërpritej skema e vaksinimit”, tha mjeku.

Sa i përket rritjes masive të rasteve të infektuara në Itali dhe në Spanjë, Pipero e lidhi me tre faktorë.

“Në qoftë se unë sjell në vëmendjen  e përbashkët me atë që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë unë e lidh me qarkullimin e shumtë në metro dhe me një shkujdesje të madhe nga qytetarët dhe me qeveritë që nuk kanë marrë masa në kohë”, tha mjeku.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV