Koronavirusi/ Vdes 84-vjeçari në burg i akuzuar për pedofili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 84-vjeçar , i cili u burgos për sulme seksuale ndaj vajzave të reja në vitet 1970, vdiq në spital ditën e dielë.

Edwin Hillier u dërgua në spital me simptoma koronavirusi dhe mendohet që kjo të ketë shkaktuar vdekjen e tij.

Një burim për ‘The Sun’ tha: Problemi është se nuk dihet ku mund ta ketë marrë ai virusin dhe me kë ka qenë në kontakt më pas.

Hillier, nga Hertfordshire, po vuante një dënim prej 8 vitesh e gjysmë për abuzim ndaj disa vajzave në vitet 1970.\

Ai ishte kujdestar i një shkolle në Hemel Hempstead dhe u deklarua fajtor për përpjekje për përdhunim dhe sulm ndaj një vajze e cila ishte midis moshës 10 dhe 15 vjeç, si dhe për sulmin ndaj një tjetre midis moshës 7 dhe 14 vjeç.

Edwin Hillier, 84, was the first UK prisoner to die of coronavirus

Edmund Vickers, duke u mbrojtur, i tha gjyqtarit: Ai do t’i kërkojë falje dy vajzave për sjelljen e tij të tmerrshme të bërë vite më parë.

Në fillim të kësaj jave u njoftua se burgjet në të gjithë Anglinë dhe Uellsin do të mbyllnin vizitat në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e COVID-19.

Një numër i burgjeve kanë konfirmuar tashmë raste të virusit pasi shifrat u rritën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Boris Johnson urdhëroi britanikët të qëndrojnë brenda./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Lajme të tjera

Web TV