Mjeku Flamur Topi shpresëplotë: Vera do ta eliminojë koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur për të gjithë shqiptarët, doktor Flamur Topi deklaroi se tij ekziston mundësia që COVID-19 të largohet me rritjen e temperaturave.

Në një lidhje më “Skype” për “ABC Neës”, Flamur Topi deklaroi se me ngrohjen e kohës ka vërtet shumë shpresa që kurba jo vetëm të bjerë, por edhe të eliminohet.

“Me ngrohjen e kohës ka vërtet shumë shpresa që kurba jo vetëm të bjerë, por edhe të eliminohet. Ky virus ka një përhapje më të madhe, në përmasën e një pandemie”, tha Topi.

Sipas tij rënia e vigjilencës njerëzore, e shtetit, e institucioneve që duhet të kishin marrë masa në kohë pasoi edhe me përhapjen masive të tij. Topi tha se nëse masat do të ishin marrë me kohë nuk do të ishim përballë kësaj situate. Ai gjithashtu u shpreh se bota u gjend e papërgatitur. Më tej ai u shpreh se në një libër të publikuar vite më parë ka folur edhe për virusin SARS i cili sipas tij do të rikthehej edhe më i rrezikshëm.

“Askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë për numrin e lartë të vdekjeve. Mjekësitë ranë në gjendje kolapsi dhe në këtë mënyrë fillojnë zgjedhjet ndërmjet pacientëvee, vendos se kujt duhet t i japësh përparësi. Fëmijët për fat të mirë nuk janë të prekur nga ky virus, por duhet të tregojmë kujdes maksimal edhe për ta. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar, edhe të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen, të tregohen më të kujdesshëm. Kapacitetet jetësore të mushkërive nuk janë në gjendje për të përballuar koronavirusin ndaj edhe janë më të prekur. Njerëzit janë të izoluar në familje, por të moshuarit duhet të qëndrojnë në dhomën e tyre, të izoluar,”- u shpreh ai.

Lexo edhe :  Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Sa i përket rasteve të cilat pacientët nuk kanë treguar historikun e tyre të udhëtimit ai u shpreh se mungesa e sinqeritetit është e dëmshme dhe mjaft e dënueshme sepse përkeqësojnë jetën e tyre dhe të familjarëve apo stafit mjekësor.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV