Negociatat dhe Covid-19/Përfaqësuesi i BE-së flet me Ramën: Të veprohet fort!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin për hapjen e negociatave dhe pandeminë botërore të koronavirusit.

Përmes një njoftimi të bërë publik nga vetë zyra e Bashkimit Evropian theksohet se Borrell është shprehur i kënaqur me vendimin e Këshillit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ky ishte një lajm i mirë për vendet, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Më pas, përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe kreu i qeverisë shqiptare kanë diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe rëndësinë e trajtimit të nevojave të menjëhershme për emergjencën.

“Ata u pajtuan se është i nevojshëm një veprim i fortë dhe i koordinuar për të adresuar ndikimin e kësaj pandemie në shoqëri dhe ekonomi. Josep Borrell nënvizoi se Bashkimi Evropian po punonte intensivisht me Ballkanin Perëndimor, dhe se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë”.

Zyrtari i lartë i BE iu referua mbështetjes specifike që Komisioni i dha Shqipërisë – mbi 50 milion € – për mbështetje të menjëhershme në sektorin e shëndetësisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE arriti në përfundimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë.

Të fundit

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Lajme të tjera

Web TV