Pallati i Festivaleve në Kanë, dikur parakalonin yjet, sot hap dyert për të pastrehët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallati i Festivaleve duhet të ishte duke u përgatitur për të mirëpritur emrat më të njohur në industrinë e kinematografisë në tapetin e kuq. Por, vendi ku zhvillohet Festivali i Filmit në Kanë po hap dyert e tij për të pastrehët që nuk kanë ku të shkojnë gjatë bllokimit të lëvizjeve nga koronavirusi.

Festivali vjetor i filmit në qytetin e rivierës franceze do të zhvillohej nga 12-23 maji por organizatorët e shtynë ngjarjen deri në fund të qershorit. Pallati hapi dyert e tij të premten (20 Mars) për të varfërit.

“Strehojmë nga 50 deri 70 njerëz këtu çdo natë. Fillimisht, kishim planifikuar të strehonim 50 persona, por gjatë fundjavës, ka pasur më shumë kërkesa. Dhe kështu duke respektuar distancimin social, ishim në gjendje të vendosnim 70 deri në 80 shtretër. “, tha Dominique Aude-Lasset, një zyrtare në Bashkinë e Kanës.

Ditë më parë, Presidenti Emmanuel Macron u tha 67 milion banorëve të Francës të qëndronin në shtëpi për të mbrojtur veten nga pandemia, dhe të ngadalësonin përhapjen e saj. Ky është një problem i madh për 12,000 të pastrehët në vend që jetojnë në rrugë.

Ekziston shqetësimi se koronavirusi mund të ketë një ndikim të madh tek të pastrehët të cilët shpesh jetojnë pa kushtet e duhura sanitare dhe ndonjëherë vuajnë nga sëmundje kronike. Shumë njerëz mbështeten në lëmosha nga njerëzit që tani janë të bllokuar në ambiente të mbyllura.

Në hyrje të godinës, një punëtor me maskë për fytyrën mat temperaturën e çdo personi të pastrehë, sa herë që ata hyjnë në ndërtesë. Brenda, ka një dhomë ngrënieje, dush dhe hapësirë të përbashkët me televizorë dhe lojëra. Në një dhomë tjetër me tavane të ulta, krevatet e marinarit vendosen në tre linja të gjata.

Lexo edhe :  Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Ekzistojnë gjithashtu katër kolibe për të mikpritur miqtë më të mirë të njeriut.

“Ne e dimë se ata janë miqë të çmuar për të gjithë këta njerëz që jetojnë në rrugë,” tha Aude-Lasset./voa

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV