Një infermiere ka rrëfyer mes lotësh se si është të përballesh me koronavirusin. Sipas saj, gjithçka i ngjan një zone lufte.
E traumatizuar infermierja amerikane tregon se si ka punuar për gati 13 orë nën ankth dhe situatës së rëndë që përkeqësohej pa ndalim nga koronavirusi, ndërsa spitalet ishin stërmbushur me pacientë të infektuar dhe të vdekur.
Përmes një videoje ajo ka rrëfyer tmerrin e koronavirusit ndërsa ka paralajmëruar njerëzit që ta marrin seriozisht situatën.
“Unë nuk e di se çfarë ndodhi për 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të punoje në një zonë lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner.
“Unë u izolova plotësisht nga anëtarët e ekipit tim, burime të kufizuara, furnizime të kufizuara, përgjigje të kufizuara nga mjekët sepse ata janë po aq të mbingarkuar. Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.
Michigani është shteti me numrin e pestë të rasteve në vend me më shumë se 2,200 të infektuar dhe të paktën 43 vdekje.
Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirus kanë mbi 68 mijë ndërsa numri i vdekjeve e ka tejkaluar shifrën e 1 mijë personave.
This is an ICU Nurse in Southeast, MI after working 13 hrs treating 2 critically ill COVID patients on the vent by herself.
“It honestly felt like I was working in a war zone…I’m already breaking so people please take this seriously” ?
A HERO
LISTEN TO HER! ? pic.twitter.com/dNFbPN0fpd
— StanceGrounded (@_SJPeace_) March 26, 2020