SHBA/ Rekord papunësie pasi qeveria tha se do t’i mbështesë gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3.3 milionë njerëz janë vetë deklaruar të papunë, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbyllën një pjesë të bizneseve javën e kalur si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Sipas departamentit të punës, kërkesat e paraqitura nga qytetarët që kërkojnë përfitime për shkak të papunësisë u rrit nga 281,000 javën e kaluar në 3.28 milion. Kjo është shifra është më e larta e raportuar ndonjëherë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të 695,000 kërkesave të paraqitura më 2 tetor 1982.

Rritja e mprehtë e papunësisë javën e kaluar shënon fundin e një periudhe historike të ‘rritjes së vendeve të punës’ në SH.B.A.

Ekonomistët thanë që ishte ende shumë herët për të vlerësuar thellësinë dhe gjatësinë e ndikimit të pandemisë në tregun e vendeve të punës. Presidenti i Bankës Federale të Rezervës së St Louis, James Bullard ka thënë se pret që papunësia të arrijë 30% në tremujorin e dytë, ndërsa Morgan Stanley ka vlerësuar se papunësia do të ishte mesatarisht 12.8% për atë periudhë.

“Do të ketë shumë vështirësi për shumë njerëz,” tha Gus Faucher, ekonomist kryesor i Grupit të Shërbimeve Financiare PNC. Por ai pret që të shohim një “rritje më të madhe” deri në verë nëse virusi do të zgjasë deri atëherë.

Ky rekord i pupunësisë erdhi pasi qeveria Trump deklaroi se do të mbështes popullin me një paketë stimulimi prej 2 trilion $, stimulimi më i madh ekonomik në historinë e Shteteve të Bashkuara, si përgjigje ndaj ndikimit ekonomik të koronavirusit, Covid-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins deri më tani në Shtetet e Bashkuara ka 55.233 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 802 vdekje të raportuara, nga 302 fundjavën e kaluar.”/ The Guardian

Të fundit

Braktisi skuadrën, Elseid Hysaj dënohet me 40 mijë euro gjobë nga gjykata italiane

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen...

“Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit”, Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai ka folur kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh...

Banka e Shqipërisë: Shqiptarët po marrin më shumë kredi dhe po kursejnë më pak

Bizneset, por dhe individët, kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë...

Merrnin ryshfet 10 mijë euro për të dhënë banesa sociale, GJKKO dënon 7 shtetas (lista)

Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 7 të pandehurit e dosjes së zyrtarëve që merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në...

Zelensky kërkoi 30 ditë “paqe”, vjen reagimi zyrtar nga Kremlini

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për...

Lajme të tjera

Web TV