Shengen ‘feston’ 25-vjetorin me kufijtë e mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet europiane kanë vendosur kontrollet kufitare në përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Kufijtë u mbyllën edhe në Kinë, ku qeveria vendosi të ndalojë përkohësisht hyrjen e të gjithë të huajve, si ata me vizë apo me leje qëndrimi.

Në 25 vjetorin e krijimit të Zonës Shengen, thuajse të gjitha vendet europiane kanë mbyllur kufijtë dhe kanë vendosur krontollet.

Këto masa janë nxitur nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, me Europën vatër infeksioni.

Kufijtë u mbyllën edhe në Kinë. Qeveria vendosi të ndalojë përkohësisht hyrjen e të gjithë të huajve në vend, si ata me vizë apo me leje qëndrimi, për shkak të importimit të vazhdueshëm të rasteve të infektimit me kornavirus. Përjashtim nga ky rregull i ri i Pekinit bën trupi diplomatik.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se kjo është një masa e përkohshme që lidhet me shpërthimin e koronavirusit të ri në vende të tjera, ndërkohë prej ditësh Pekini zyrtar është vënë në shënjestrën e zyrtarëve perëndimorë që akuzojnë se vendi po fsheh informacion të dobishëm në lidhje me pandeminë.

Më herët Kina vendosi që të devijojë të gjitha fluturimet me origjinë nga jashtë vendit nga Pekini, drejt qyteteve më të vogla, ku të ardhurit e rinj duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë me shpenzimet e tyre.

Të fundit

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV