Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë rrugor ka në autostradën Prishtinë – Shkup, ku tre persona kanë humbur jetën pas përplasjes së 3 automjeteve me njëra tjetrën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.
“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.
Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.