3 orë duke pritur ambulancën, fëmija me temperaturë 40. Shkon me polici në spital

FOTO ILUSTRUESE

Një çift në kryeqytet kanë dalë me makinën e tyre këtë mbrëmje duke thyer rregullin e karantinës pasi fëmija i tyre ishte me temperaturë në 40 gradë Celsius. Ata janë nisur drejt spitalit, por janë ndaluar nga postblloku i policisë.

Makina është bllokuar nga policia për rreth tre orë, ndërsa gjendja e fëmijës ishte kritike, transmeton News 24.

Babai i fëmijës është shprehur se ka pritur për rreth tre orë ambulancën ndërsa në fillim as nuk i përgjigjej.

Pas rreth tre orësh pritje në postbllok, me fëmijën në gjendje të rëndë, patrulla e policisë e ka shoqëruar vetë çiftin drejt spitalit.