Covid-19/Bëhet gati lista. Ja kush do të kthehet në Shqipëri dhe kush jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë komunikimit të tij të drejtpërdrejtë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për shqiptarët që gjenden jashtë vendit dhe e kanë të domosdoshme të rikthehen në atdhe pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë ka theksuar se qeveria dhe Ministria e Jashtme e ka bërë gati listën e personave që do të rikthehen në Shqipëri përmes ‘Lasgushit’ të ‘Air Albania’.

Sipas tij, kjo është një listë e mbyllur dhe jo një listë e hapur, gjë që do të thotë se jo çdokush që dëshiron të kthehet në atdhe mund t’i realizohet një gjë e tillë.

Rama shpjegoi se në Shqipëri do të kthehen të gjithë ata persona që gjenden në kushte të vështira dhe që janë ndodhur jashtë vendit përgjatë kohëve të fundit, kur koronavirusi i kapi në befasi.

Për këtë arsye sipas Ramës, lista e mbyllur është bërë gati dhe do të bëhet e mundur rikthimi i tyre.

Nuk mund të ketë listë të hapur. Ne kemi këtu një listë të mbyllur për të kthyer njerëzit nga jashtë. Do të kthejmë nga jashtë ata që janë në vështirësi dhe që kanë mbetur këto kohët e fundit jashtë vendit për shkak të koronavirusit. Nuk mund të kthejmë ata që jetojnë jashtë dhe që thonë ‘hajt se po kthehem në Shqipëri tani”, theksoi Rama.

Të fundit

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Lajme të tjera

Web TV