SHBA-të i përgjigjen Kurtit: Asnjë plan i fshehtë për shkëmbim territoresh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

Këto komente u bënë në një deklaratë të përbashkët të ambasadorit Richard Grenell i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovës – Serbi, ambasadori amerikanë në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah qytetarëve të Kosovës. “Ne i vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, ndonëse nën rrezik, për të penguar zgjerimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues”.

Për më tepër, thuhet në deklaratë, “vazhdojmë t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të heqin tarifat tërësisht. Besojmë se tarifat po dëmtojnë qytetarët e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe pengimin e hyrjes në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike”, raporton VOA.

“Duam ta bëjmë të qartë, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë” thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se “përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradën midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe :  Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Deklarata e diplomatëve amerikanë u bë një ditë pasi që parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha të enjten se “qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”.

Gjatë debatit të së mërkurës në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme”, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për shkëmbim territoresh.

“Faktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti (Hashim Thaçi) në takimin me të. Për dy orë e takova, dhe a e dini çka më tha: ‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqim qafe Serbinë. Këta kryeministrat tjerë janë kryeministra të emëruar, unë e ti jemi të zgjedhur nga populli’. Pra nuk është ideja me heq këtë qeveri për taksën, por me heq qeverinë e me i hap rrugë marrëveshjes. Këto pazare nuk mund të me kenë mua si bashkëpunëtor”, tha ai.

Të enjten mbrëma, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi diplomatët amerikanë për deklaratën.

“Në duhet ta shfrytëzojmë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rifillimin e bisedimeve dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare për njohjen e ndërsjellë (Kosovë – Serbi) dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i vazhdueshëm për këtë synim”, shkroi ai.

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV