Shkrumbohet nga flakët banesa në Devoll, humb jetën e moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poloskë të Devollit, ku mësohet të jetë djegur një banesë e si pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima mësohet të jetë 89-vjeçarja Nezaqet Gjoza, e cila ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia e të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë është duke u punuar për zbardhjen e tyre. Zjarrfikësit kanë punuar për 2 orë deri në shuarjen e tij./Fjala.al/