Duhet të na trembin këto shifra? Rekordi negativ që mban Shqipëria në botë

Në Shqipëri janë shënuar vetëm 10 vdekje nga koronavirusi, e ndonëse çdo jetë e humbur është fatkeqësi, ngushëllim në këtë situatë mbetet numri i vogël krahasuar me tragjeditë që po ndodhin në Evropë.

Por ashtu siç kemi numër të ulët vdekjesh, kemi edhe numër të ulët infektimesh (zyrtarisht) dhe për këtë arsye Shqipëria është më lart se niveli botëror sa i përket raportit të të vdekurve nga COVID-19 kundrejt të infektuarve.

5.08% e të infektuarve në Shqipëri kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave të Open Data Albania, ndërkohë që në nivel botëror është 4.58%. Shifra bëhet më shqetësuese nëse krahasohet me vendet e rajonit ku ky raport është në nivele midis 0 dhe 2%.

Më poshtë keni disa shifra domethënëse që tregojnë situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Open Data Albania/ Në vendin tonë deri më sot (28 Mars 2020)

  • Numri Total të Testuar 1325 (0.04% e popullsisë)
  • Numri i të Infektuarve 197 (15% e totalit të rasteve të testuar)
  • Të spitalizuar 74
  • Raste të reja në 24 orët e fundit 11
  • Numri i Pacientëve në Terapi Intensive 4
  • Numri i Vdekjeve 10 , një ka kaluar në vdekje klinike
  • Numri i Pacientëve të shëruar 33
  • Mosha Mesatare e të infektuarve 48 vjeç
  • Mosha mesatare e pacientëve të spitalizuar 54 vjeç
  • 85% e rasteve mbi +50 vjec
  • 60% e rasteve meshkuj; 40% Femra
  • Më i riu i infektuar 3; më i moshuari 84
  • 4 Fëmijë të infektuar.
  • Popullsia Totale 2 877 797.
  • Raste të shënuara Tiranë 113, Durrës 11, Lushnje 4, Elbasan 5, Fier 21, Rrogozhinë 2, Kavajë 4, Korcë 12, Vlorë 5, Shkodër 4, Has 2, Lezhë 4, Berat 1, Krujë 3, Tropojë 3, Pukë 3
Lexo edhe :  Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve

#RriNShpi