Është infektuar me koronavirus edhe Mirela Cami, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Cami është një tjetër zyrtare e lartë e administratës që rezulton positive me COVID-19.
Raportohet se ajo ka patur kontakte me stafin në varësi deri ditën e enjte.
10 është numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve dje arriti në 186.