Ish-deputeti i PS për vajzën mjeke: Po lufton pa pushuar, unë pres t’i dëgjoj zërin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka publikuar një status prekës për vajzën e tij mjeke, e cila po lufton, së bashku me kolegët e saj, pa pushim kundër koronavirusit. Kanë kaluar 14 orë, tregon Dokle, që kur ka folur me vajzën dhe është duke pritur në ankth telefonatën që do i thotë se është mirë.

Reagimi

Telefonata e mëngjesit

E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që te me thote, si çdo dite tjeter: “Jam mire, babushi, po luftojmë! Kujdesuni per njeri-tjetrin.”

E pres edhe tani…

Kane kaluar 14 ore pa pushuar që ajo po kujdeset per 36 te sëmurë, gjashte
prej te cilëve ne terapi intensive…

Dhe une pres…pres…pres…