Koronavirusi: Mijëra njerëz mbeten të bllokuar në kufirin Poloni-Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit së mbylljes së shpejtë të kufijve nga Ukraina, për të parandaluar përhapjen e Covid-19, mijëra ukrainas që punojnë në Evropë, rrezikojnë të infektohen duke u grumbulluar në pikat e kalimi kufitar, me synim rikthimin në vendin e tyre.

Rradhë të pafundme, kryesisht me burra, shumica prej të cilëve mbanin maska në fytyrë, ndërsa disa jo, pritën me orë të tëra në pikat kalimit kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë të premten, disa orë para se të hynte në fuqi bllokimi.

Agjensia e lajmeve të “RT” kapi disa imazhe në “Lublin Voivodeship”, në anën polake të kufirit në Dorohusk. Skena të ngjashme, u panë në vendkalimet e tjera kufitare, me foto të shpërndara gjerësisht në mediat sociale që shfaqnin turma shumë të ngjeshura – e kundërta e “distancimit social ” që këshillohet në të gjithë botën, si mënyra më e mirë për të ngadalësuar përhapjen e virusit potencialisht vdekjeprurës.

Raportimet nga Korczova, ishin po aq të tmerrshme. Të premten, që nga ora 2 e pasdites me orën lokale, rreth 3.500 njerëz qëndronin në rradhë në këmbë në pikën kufitare. Është e kuptueshme që menaxhimi i të gjithë këtyre njerëz do të kërkojë deri në 15 orë, duke nënkuptuar kështu se disa mund të mbeten të bllokohen atje.

Teka faqja e internetit të ambasadës ukrainase kishte rënë, ishte e dukshme se nuk kishte asnjë zgjidhje për situatën e tyre, njoftoi gazeta polake “Vyborcza”. Sidoqoftë, zyrtarët ukrainas thuhet se u knë kërkuar homologëve të tyre polakë që t’i pranojnë qytetarët e tyre edhe pasi kufiri të mbyllet zyrtarisht, citohet nga gazeta të ketë thënë zëdhënësja rajonale Małgorzata Vaksmundzka-Szarek.

Vendet europiane, kanë mbyllur kufijtë njëri pas tjetrit, ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet. Që nga e premtja, Ukraina kishte 226 raste të konfirmuara zyrtarisht, ndërsa Polonia mbi 1.389. Por autoritetet mendojnë se numri aktual i personave të infektuar, mund të jetë shumë më i lartë.

Lexo edhe :  Zbulim i rrallë në Norvegji, shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

Duke njoftuar mbylljen e kufijve, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski falënderoi ata qytetarë që e dëgjuan thirrjen e tij për t’u rikthyer në vend që para 2 javësh, ndërkohë rreth 80.000 njerëz të tjerë janë evakuar nga qeveria me avion, tren dhe autobuz.

“Tani nuk kemi më kohë për të pritur”-shtoi Zelenski, duke thënë se Ukraina ishte “përballë një zgjedhjeje të vështirë midis qytetarëve që janë akoma jashtë vendit, dhe sigurisë së 40 milionë qytetarëve në vend”. Miliona ukrainas kanë emigruar në Poloni dhe më tej në Perëndim për punë, pas grushtit të shtetit të vitit 2014 në Kiev, që e zhyti vendin në kolaps ekonomik dhe luftë civile në lindje.

Zelenski u zgjodh president me një shumicë dërrmuese votash prillin e vitit të kaluar, me premtimin se do ta zgjidhte konfliktin, por nuk ka qenë në gjendje të dalë mbi forcat nacionaliste për ta bërë këtë.

S.T

Të fundit

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Lajme të tjera

Web TV