Mjeku Sulçebe bën llogaritë/ Ja sa duhet të jenë shifrat që Covid-19 të ndalet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Genc Sulçebe ka bërë disa llogaritje sa i përket situatës së koronavirusit në Shqipëri dhe e ka krahasuar atë me rajonet në Itali.

Sipas tij vdekshmëria nga Covid-19 mund të jetë e njëjtë me gripin e zakonshëm, pra të mund të vdesin 1 në 1000 të prekur.

Megjithatë mjeku ka vërejtur se numri i personave që nuk shfaqin shenja klinike është shumë herë më i lartë se atyre që shfaqin prandaj sipas tij që në Shqipëri duhet të arrihet imuniteti i tufës që do të parandalonte dhe ndalimin e epidemisë duhet të infektohen 1 milion e popullatës, ose më shumë se 1/3 e popullsisë shqiptare si dhe bilanci të mbyllej me jo më pak se 1 mijë vdekje.

Shkrimi i mjekut Genc Sulçebe:

Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne rajone te tjere relativisht te vegjel, ku jane masa drastike izolimi dhe vecimi fizik bashke me testim viral te pergjithshem.

Jane disa llogaritje te thjeshta te cilat mund ti bejme duke ekstrapoluar nga epidemite e tjera te ngjashme me COVID-19, sic jane ato gripit te zakonshem (influences) dhe qe njihen shume mire.

Ne fillim te epidemise u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte te pakten 10 here me e larte se sa nga gripi i zakonshem ne te cilin vdekshmeria eshte 1 per 1000 te infektuar. Tani, duket se numri i individeve te infektuar, por pa shenja klinike, pra ata qe i quajme asimptomatike, eshte shume me i madh se numri i atyre qe shfaqin shenja te semundjes.

Ka mundesi pra, qe ne fund te kesaj epidemie nga COVID-19, vdekshmeria mund te jete ne rastin me te mire 1 ne 1000 ashtu si dhe ne gripin e zakonshem. Ne popullaten shqiptare, qe te arrihet “imunitetit i tufes”, i cili do te lejonte ndalimin e epidemise do te duhet te infektohen te pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmeria e pritshme e pergjithsme nuk duhet te jete me teper se 1000 ne shifra totale.

Lexo edhe :  Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

“Mjeshteria dhe Arti” i masave epidemiologjike, mjekesore, administrative etj. eshte qe te minimizohen keto humbje duke i shtrire ato ne kohe dhe duke zhvilluar nje aktivitet ekonomik, social, shendetesor (edhe per te semuret jo-COVID-19) sa me afer normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale.

Të fundit

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025. Komisioni Rregullator votoi në parim dhe...

“Qenka si aeroplan!” Statuja e Krishtit kritikohet: Cilësia e punimit, e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika. Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe...

Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm...

Lajme të tjera

Web TV