Në fund, të gjithë jemi vazo, nga Lindja në Perëndim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Barbara Stefanelli

Ashtu si në artin japonez të Kintsugi, do të na duhet të mësojmë se si t’i bashkojmë pjesët përsëri. E pamundur të thuhet se sa afër është dalja nga tuneli. Shpresoj që kjo është e kundërta e mendimit se gjithçka do të shkojë keq! Kur gjithçka të ketë mbaruar, kur kurba e ngjitjeve është relaksuar pa shumë kërcime dhe shpërthime, tingulli i sirenave do të mbetet në kokën tonë. “Unë e pashë teksa hyri në ambulancë”- i tha Ana ‘Corriere-s’, duke kujtuar herën e fundit kur ajo mundi të shihte babanë e saj, Luciano, 78 vjeç! ” I thashë ‘ciao’ me dorën time dhe u zhduk përgjithmonë”. Kjo ndodhi qindra herë në këto javë të marsit, muajit më të gjatë.

Të gjithë filluam të masim intervalet midis njërës sirenë dhe tjetrës për të kuptuar nëse stuhia po largohej apo jo nga qyteti ynë i pambrojtur – siç kemi bërë kur ishim fëmijë, kur të tmerruar nga stuhitë, numëronim sekondat midis vetëtimës dhe bubullimës! Arritëm gati në prill, aq sa shpresuam për një kohë të gjatë se do të përfundonte sezoni i urgjencës; sezoni i distancës dhe i dhimbjes sociale, sezoni i burgimit dhe pezullimit!

Kaq e gjatë për të mbushur

“Unë jam duke bërë byrek me mollë. Kam kaq shumë kohë. Tani mund të qëndroj pranë dhe të shikoj se si fryhet brumi”, ka shkruar Paola Calonghi, në një nga artikujt e mbledhur në Ditarin e jashtëzakonshëm italian që është duke e përpiluar për faqen tonë të internetit. A do ta kalojmë ndonjëherë frikën pas nesh? Kur do të shërohemi nga recesioni ekonomik dhe shoqëror që ka shkaktuar ky virus? A do të kthehemi, pas një kthesë U, në ato të mëparshme? A mund të ëndërrojmë për një verë “normale” të udhëtimit dhe shpërqendrimit?

Lexo edhe :  Ra aksidentalisht apo u qëllua me armë? Dyshime për tragjedinë ajrore në Kazakistan

Në Japoni, për shekuj, ka ekzistuar një teknikë e quajtur Kintsugi. Konsiston në riparimin e objekteve qeramike që pas rënies, përplasjes apo ndonjë goditjeje të pafalshme përfundon në copëza. Një art delikat dhe ekstrem, që bashkon fragmentet me një zam të fortë dhe një pluhur ari. Asgjë nuk do të jetë si më parë; vazoja e copëtuar nuk do të duket si e re. Përkundrazi; brinjët do të tregojnë traumën, ato do të jenë harta zbuluese e një historie unike dhe të papërsëritshme. Copa e modifikuar del nga prodhimi i serive dhe bëhet vetëm vetë, e zbukuruar me metal dhe kujdes.

Disa bëhen më të forta në pikat e thyera

E pamundur të thuhet sa afër është dalja nga tuneli. ‘Jeta na prishet’, tha Ernest Hemingway në ‘Lamtumirë Armë’, por disa prej nesh bëhen më të fortë në pikat e thyera. Në fund, të gjithë jemi vazo, nga Lindja në Perëndim, të shënjuara nga struktura zanore të atyre sirenave që kalojnë nëpër rrugë boshe. Ne mund t’i themi vetes tani që gjithçka nuk do të shkojë mirë, pasi gjithçka nuk ka shkuar mirë. Por, argumenton Rebecca Solnit në “Shpresa në errësirë”, se shpresa është një kompleks i paqartësive që hapet për mundësinë e vazhdimit dhe veprimit. Shpresoj që kjo është e kundërta e mendimit se gjithçka do të shkojë keq!

Burimi Corrire della Sera/Përshtati Nikoleta Kovaçi

 

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV