Shkrumbohet klasa e një shkolle në Fier, banori thyen karantinën për të shuar zjarrin

Një klasë e shkollës 9-vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së Çlirimit në Fier është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri ka shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e klasës, ndërkohë që shkaqet e shkaktimit të tij nuk dihen ende.

Pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës.

Këta të fundit mësohet se janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës.

Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, edhe pse ka thyer karantinën.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./fjala.al