’Shqipëria nuk e harron mikun në vështirësi’/Rama përcjell 30 mjekët për në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë pak minuta më parë në Rians 30 mjekët dhe infermierët që do të udhëtojnë drejt vatrës së koronavirusit në Bergamo, Itali. Ata janë nisur me qëllim për tju ardhur në ndihmë personelit shëndetësor italian.

Rama shprehet se kjo është gjëja e duhur që po bën Shqipëria dhe shenjë solidariteti se pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi.

Po ashtu kryeministri shprehet se kjo është luftë e përbashkët dhe nuk fitohet vetëm dhe Shqipëria nuk mund të mbante forcat rezervë kur në Itali ka shqiptarë të ‘plagosur’ nga armiku.

”E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme.

Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pakufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Ë shtë e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështrësi.

Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot I vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona.

Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën.

Zoti ju bekoftë të gjithëve.”- tha Rama.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV