Eksperti kryesor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sëmundjet infektive, Anthony Fauci parashikon që SHBA mund të shënojë më shumë se 100,000 vdekje dhe miliona të infektuar nga pandemia e koronavirusit.
Duke folur në “State of the Union” në CNN këtë të diel, Anthony Fauci tregoi prognozën e tij pasi qeveria ka lëshuar vazhdimisht udhëzime për distancimin shoqëror në zona që nuk janë goditur fort nga shpërthimi i Covid-19, në përpjekje për të ngadalësuar sa më shumë përhapjen e virusit.
“Unë do të thosha midis 100,000 dhe 200,000 të infektuar”, tha ai, por menjëherë e korrigjon veten, për të thënë se ai nënkuptoi vdekje me këta numra. “Do të kemi miliona të infektuar”.
Ai shtoi se “Unë nuk mund të jem shumë bindur për këtë”, sepse pandemia është “një target kaq i lëvizshëm”.
Rreth 125.000 janë raportuar me Covid-19 këtë te diel në SHBA, 2,200 prej tyre raportohen të vdekur. Kjo është e sigurt se shumë prej tyre janë të sëmurë, por rastet e tyre nuk janë raportuar.
Një në tre amerikanë zbatojnë urdhrat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke mbyllur bizneset, shkollat dhe duke reduktuar jetën publike në mënyrë që të zvogëlohet shpërndarja e virusit.
Kreu i grupit punues për rastin e Covid-19, Dr. Deborah Birx tha që SHBA kanë të raportuara pak raste dhe duhet të përgatiten për atë që çfarë do te vijë. “Asnjë shtet, asnjë zonë ku frekuentohet metro, nuk do shpëtojë, virusi do përhapet”, tha ajo për NBC MEDIA.