Covid19/PD: Rama jep 411 mln lekë për luks në kulmin e krizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vijuar të denoncojë menaxhimin e koronavirusit nga ana e qeverisë.

Sipas selisë blu, Rama  po jep tendera milionëshe në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Në një deklaratë për media, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se në kulmin e krizës së pandemisë Rama tenderon 411 milionë lekë për zyra.

Deklaratë e partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj:

Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave.

Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra.

Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra.

Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra.

Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë.

Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet.

 

Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës.

Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse.

Lexo edhe :  Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Qeveria duhet të anullojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit.

Buxheti ka para, por ato po përdoren për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve oligarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë.

Të fundit

I prenë veshin dhe e goditën me shishe në kokë, detajet e 21-vjeçarit në Tiranë

Zbulohen të tjera detaje nga sherri mes disa të rinjve në Tiranë ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar. Tre...

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në...

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me doza kokaine...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

Lajme të tjera

Web TV