Doktoresha tregon tmerrin te Spitali Infektiv: Ju nuk e dini ç’luftë bëhet këtu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’,  Najada Çomo, rrëfyer luftën që po bëjnë mjekët te spitali Infektiv në përballjen e tyre me koronavirusin.

Ajo iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve, dhe sidomos moshës së tretë dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjnë, në këtë situatë të tmerrshme të koronavirusit.

Përmes një mesazh nga Infektivi, të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Çomo thekson se është e tmerrshme kur sheh njerëz të grumbulluar në Tiranë, të cilët nuk e dinë se ç’luftë po bëhet në spital.

Mesazhi i doktoreshës:

Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.

Të fundit

Ndoshta s’keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Sipas Forbes, sipërmarrësja 30-vjeçare e Silicon Valley dhe bashkëthemeluese e Scale AI, është miliarderja më e re e cila...

PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re?

Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi ky i kryer në bashkëpunim...

Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se ai nuk u trembet partive të...

Tarifat mund të ulin shitjet e makinave deri 1.8 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Tarifat prej 25 për qind të administratës së Donald Trump ndaj industrisë automobilistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e makinave në SHBA dhe...

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet gjyqësore për kontrollet ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike. "Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton...

Lajme të tjera

Web TV