Koronavirusi/ Rama: 7 pacientë të tjerë janë shëruar

Edi Rama, kryeministri i vendit ka lajmëruar në orët e para të mëngjesit të sotëm se 7 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.

“Lajm i mirë: 7 të shëruar sot“, shprehet Rama në një postim në Facebook.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar.

Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!