Rrëfimi i mjekes shqiptare në Itali: Kur pashë të vdekurit e parë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjeke shqiptare e quajtur Vojsava Nikolla ka rrëfyer mbi tmerrin që ka prodhuar koronavirusi në të gjithë botën, veçanërisht në Itali i cili është edhe një ndër vendet më të prekura.

Mjekja Nikolla tregon se kjo situatë është një emergjencë e jashtëzakonshme që nuk ishte parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo tregon se kur është hasur me vdekjet e para në Itali pati një ndjesi frike por tashmë asaj dhe kolegëve i duhet të përballet me këtë gjendje të tmerrshme që ka prodhuar Covid-19, ku një ndihmesë të veçantë do të japin edhe mjekët e dërguar nga Shqipëria drejt Italisë. Për këta të fundit ajo ka edhe një falënderim, ndërsa thekson se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë.

Rrëfimi i plotë: Jam punonjëse Socio – Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) dhe punoj në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali! Kryej rolin e asistentes në sallën e pritjes së Urgjencës dhe njëkohësisht bëj përkthyesen dhe ndërmjetësuesen kulturore për pacientët me origjinë nga Shqipëria dhe Ballkani! Po ashtu asistoj edhe familjet e personave të sëmurë në rastet kur humbin një të afërm të tyre!

Situata e krijuar nga Covid-19 është, edhe sipas kolegëve të mi e sidomos mjekëve, e pakrahasueshme me asnjë emergjence qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore!

Nuk e fsheh se në ditët e para kur kishte të vdekurit e parë, pata një ndjesi frike! Por për fat e kalova shpejt dhe tani me masat e marra nga Qeveria e Rajonit, jam besimplotë se do ia dalim shpejt!

Masë e patjetërsueshme kundër virusit është izolimi në shtëpi pasi është tepër i përhapshëm si infektues! Kjo masë qëndron në themel të strategjisë kundër tij! Vura re se Shqipëria e mori mjaft shpejt këtë masë dhe kjo besoj se do ndihmojë në reduktimin e fluksit të pacientëve!

Lexo edhe :  Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Mora vesh për ardhjen e një grupi mjekësh e infermierësh nga Atdheu ynë për të ndihmuar në një spital të Lombardisë! U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe mijëra shqiptarë të tjerë kemi gjetur një mikpritje e mundësi për një jetë dinjitoze e ushtrim profesionaliteti të denjë! Italinë e kam atdheun tim të dytë (kam edhe nënshtetësinë italiane) por kur shoh që vijnë kolegë nga Shqipëria ndjehem tejet krenare dhe mendoj se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë!

Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet! Sot vijnë nga Shqipëria, nesër mund të vijnë mjekë nga Italia në Shqipëri! Një armik global luftohet vetëm me solidaritet global!

Me Urimet më të përzemërta për ta mundur sa më parë këtë sëmundje!

Rrini në shtëpi që ne t’Ju ndihmojmë sa më shumë e më me pak stres!

SËBASHKU DO IA DALIM ??❤️?skbs

Rrëfimin e saj e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV