Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka shprehur sot shqetësimin për fëmijët shqiptarë që u duhet të qëndrojnë në izolim si pasojë e masave të marra për parandalimin e epidemisë së Covid-19.
Ajo u bën thirrje psikologëve që tu vijnë në ndihmë aafro 500 mijë fëmijëve që sot po përjetojnë izolimin në shtëpi.
“Duhet nje vemendje e vecante per femijet nga cdo familje shqiptare, nga institucionet shtetetore dhe nga media ne situaten e luftes kundra virusit. 493 mije e 424 jane femije nen moshen 14 vjec ne Shqiperi, dhe po jetojne me stres!
Keto jane disa piktura te Rivios, nje djale qe sivjet shkoi ne klasen e pare! Fillimin e tij shkollor duhet ta mbaj mend si nje periudhe te veshtire. Nje situate e pazakonte per te gjithe, ka krijuar shume probleme dhe tek femijet. E cila per me teper vjen pas nje traume tjeter qe ishte ajo e termeteve dhe javeve pas tyre.
Femijet nuk mund te shkojne me ne shkolle, nuk mund te takojne miqte e tyre te vegjel, nuk dalin ne park per te luajtur, nuk shkojne te gjysherit edhe gjyshet, nuk zgjedhin dot dicka qe ju pelqen ne supermarket etj etj. Nje femije brenda 4 mureve eshte situate jo normale, per kete arsye kam nje thirrje per ndihme: Ju bej thirrje psikologeve te ndihmojne me video dhe shkrime si mund te tejkalohet kjo situate sa me mire nga familjet me femije te vegjel.
Ju bej thirrje institucioneve arsimore te japin udhezime qe oret e mesimit online te kene sa me shume ore edukative, dhe ore zbavitese me lende qe konsiderohen te preferuara nga femijet si muzika, piktura etj.”- shkruan Zhupa.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H