Covid-19/ OSBE: Lajm i mirë që s’ka rritje shpërthyese të infektimeve

Prezenca e OSBE-së, në Shqipëri ka reaguar ndaj situatës së  krijuar pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Përmes një deklarate për mediat OSBE shprehet se lajm i mirë është fakti që nuk ka rritje shpërthyese të të infektuarve. Po ashtu fton qytetarët të zbatojnë me rigorizitet rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Deklarata e plotë e OSBE-së:

Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë, që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetike, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

#COVID19 #QëndroniNëShtëpi/Fjala.al/