Durrës/ Tezgat me fruta-perime do zhvendosen në sheshet e qytetit, tregtarët të pakënaqur

Mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga krejtësisht të pa shqetësuar nga koronavirusit, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë është bërë shkak që të mbyllet tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit.

Për këtë ka një vendim të Bashkisë së qytetit, e ndërsa tregtarëve u është vënë në dispozicion hapësira të mëdha tek sheshi i stadiumit, ai te ‘Mauzoleu i Dëshmorëve’ si edhe te shkolla e Muzikës, ndonëse mësohet se tregtarët janë të pakënaqur nga ky vendim.

Ato kanë ngritur shqetësimin se e kanë të pamundur për të transportuar produktet në këto hapësira.

Tregtarët deklarojnë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose te qëndrojnë në shtëpi dhe të t’i paguajë shteti. /Fjala.al