E moshuara: Kam shëtitur botën, flas me Amerikën. E njoh virusin, s’më gjen gjë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë se të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi janë kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, ka prej tyre që nuk i janë bindur këtij apeli dhe vijojnë të dalin nga shtëpia.

Kështu një e moshuar ka dalë sot në një nga tregjet e kryeqytetit për të bërë pazarin, edhe pse sipas saj ajo ka fëmijë të cilët mund ta ndihmojnë, por nuk ua lejon një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, ajo shprehet se ka shtëtitur botën, madje flet me Amerikën dhe di si të mbrohet nga koronavirusi. Sa i përket faktit nëse ka marrë leje në portalin E-Albania për të dalë nga shtëpia e moshuara shprehet se lejen ia ka dhënë Zoti edhe mosha.

Lejen ma ka dhënë Zoti dhe mosha. Nuk jam e sëmurë i kam marrë masat para se të vijë gripi. E dëgjove sot çfarë thoshin sot se a duhet të dalin pensionistët, patjetër që duhet të dalin dhe nuk mjafton një orë se ne vonojmë.  Me një orë nuk mund ta jetoj me veten time i kam fëmijët por janë për punët e tyre. Nuk i lë unë që të mi bëjnë. Para se të vijë virusi bëra gjërat nuk më zë gjë mua. Duhet të marrë masa njeriu, ka njerëz që nuk i dinë këto gjëra. Unë kam shëtitur gjithë botën, përditë flas me Amerikën. As nuk marrë leje. Policët më kanë thënë por e shikojnë se janë e zonja”, është shprehur se moshuara për Abc News.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV