Italia fut në provim 30 mjekët shqiptarë, problemi burokratik që u shfaq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 mjekët shqiptarë që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar kolegët e tyre në përballjen me koronavirusin, duket se nuk janë pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës në Tiranë. Siç bën me dije ‘la Repubblica’, mjekët shqiptarë u janë nënshtruar një provimi për të përcaktuar njohuritë pasi nuk kishin një dokument që provonte kompetencat e tyre.

Kjo konfirmohet edhe nga Gianmarco Trivelli, drejtori i Përgjithshëm i i Spitalit Civil të Breshias: “Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata.”

Pavarësisht tragjedisë me të cilën po përballen, autoritetet italiane nuk kanë pranuar të anashkalojnë veprimet administrative pasi puna lidhet drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve.

Gjithsesi, përtej këtij problemi burokratik, mbërritja e mjekëve shqiptarë është vlerësuar nga e gjithë shoqëria dhe politika italiane. Ndonëse një numër i vogël, zyrtarët italianë e kanë konsideruar veprimin e Tiranës si një mesazh të qartë për shtetet e Bashkimit Evropianë.

Veprimi i shqiptarëve është përshëndetur edhe nga personalitete ndërkombëtare si aktorja Sharon Stone.

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV