Brunilda Marku, mjekja shqiptare që lufton ndaj Covid-19 në spitalet italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 18 vjeçe kur erdhi në Itali, por ajo ishte e vendosur për të ardhmen e saj. Ishte fundi i viteve ’90, kur Brunilda zbriti në Itali.

Ajo do të studionte mjekësi në shtetin fqinj, ku më pas do të mbronte edhe doktoraturën në pulmonologji.

Brunilda Marku është një pulmonologe e vlerësuar, e cila punon në departamentin në të cilin mbrojti doktoraturën në Ferrara të Italisë.

Në këto ditë të vështira që ka prodhuar koronavirusi, duke prekur pjesën më të madhe të Italisë, përfshirë edhe Ferraran, Shqipëria dërgoi në ndihmë të Italisë 20 mjekë dhe 10 infermierë.

Ne jemi një popull që nuk i harrojmë të mirat që na ka bërë Italia” tha kryeministri Rama pak ditë më parë .

Të tridhjetë mjekët shqiptarë janë tashmë në Lombardi. Ata do të paguhen nga qeveria shqiptare, ndërsa do të punojnë në Brescia dhe Bergamo. “Unë jam shqiptare dhe italiane”, thotë Brunilda Marku.

Ajo shprehet se është “vërtet krenare për vendimin e Kryeministrit tonë. Italia është shtëpia jonë.”

Brunilda Marku punon në spitalin Sant’Anna. Ajo tregon se “Të moshuarit këtu vdesin, pasi ata janë kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi dhe goditen nga pneumonia agresive”.

Marku thekson se nuk ka parë ndonjëherë një rast të tillë si me koronavirusin edhe pse ka pasur raste të pacientëve me pneumoni agresive dhe të rënduar.

Në eksperiencën time pneumonia jep një goditje të madhe në rast të prekjes nga koronavirusi.” shprehet Marku, ndërsa shton se masat e marra nga qeveria italiane janë të justifikuara për të shmangur infektimin me Covid-19.

Lexo edhe :  Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Ajo tregon edhe histori njerëzore që kanë tronditur Italinë dhe botën nga të prekurit nga koronavirusi.

Ka histori të tilla, të njerëzve që kërkojnë informacione për të atin, nënën, prindërit që kërkojnë të dinë për fëmijët, po ashtu nipërit që duan të dinë për gjyshërit e tyre. Çdo histori na prek njësoj. Më kujtohet një rast kur një djalë i ri na telefonoi për gjyshin e tij. Ai kishte humbur prindërit. Dhe gjyshi ishte familja e tij tashmë. Për fat të keq, gjyshi nuk ia doli dot.”, përfundon mjekja shqiptare, Brundila Marku.

Përshtati nga Ruggeropo.it për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV