Covid-19 godet tregun e punës në Mbretëri të Bashkuar, ja sektorët që po mbijetojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një rënie të madhe në numrin e vendeve të punës në Mbretëri të Bashkuar, që kur shpërtheu pandemia Covid-19. Megjithatë,  katër sektorë janë ende duke punësuar punonjës.

Sipas një studimi, numri i vendeve të punës që reklamohen ka rënë me më shumë se një të pestën në gjashtë javët e fundit. Ajo që e ka pësuar më së shumti është industria e mikpritjes, duke humbur 40% të vendeve të lira të shpallura. Ndërkohë që, vendet e lira të punës për pastruesit, mësuesit dhe shkencëtarët janë rritur, sipas hulumtimeve nga faqja e punës Adzuna.

Numri i punëve mësimore u rrit, pavarësisht se shkollat u mbyllën, falë  njerëzve të shumtë në numër që kërkojnë mësues online për fëmijët e tyre të izoluar në shtëpi. Numri i punëve të kontabilitetit gjithashtu është në rritje, por vetëm me një pjesë të përqindjes.

“Papunësia ka të ngjarë të dyfishohet në prill dhe numri i vendeve të lira dhe të reklamuara të zvogëlohet. Ne presim që punëkërkuesit e vitit 2020 të përjetojnë një nga tregjet më të vështira dhe konkurruese të punës”-u shpreh bashkëthemeluesi i Adzuna, Andrew Hunter. “Rruga drejt rikuperimit ekonomik do të jetë e ngadaltë dhe e ashpër”-vijoi ai.

Sektori i mikpritjes ka pësuar ndërprerjen më të thellë në dy javët e fundit, pasi ka provuar mbylljen mbarëkombëtare të bareve, restoranteve, pub-eve. Si dhe në sektorë të veçantë, numri i vendeve të punës për të diplomuarit ka rënë me 13%, ndërsa ka pasur gjithashtu një rënie të praktikave.

Sektorët që shohin rritje në numrin e vendeve të punës:

Punë Shtëpie 13.30%

Punë Mësimore 4.20%

Punë Shkencore dhe QA 1.40%

Punë të Kontabilitetit dhe Financave 0.30%

Lexo edhe :  Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Sektorët që shohin rënie në numrin e vendeve të punës:

Punë Mikpritjeje dhe Hotelieri -39.50%

Energjia -20.10%

Punë Bamirësie dhe Vullnetare -19.50%

Punë Shitjesh -15.30%

Punë për Shërbimet e Konsumatorëve -14.70%

Punë Udhëtimesh -14.20%

Punë për të porsa diplomuar -12.70%

Punë në Prodhim -12.40%

Punë për Konsulencë -11.80%

Punë me Pakicë -11.30%

Punë Kreative & Dizajn -11.00%

Punë në Administratë -10.80%

Punë për Mirëmbajtje -10.20%

Punë Rekrutimi -10.10%

Punë Inxhinierike -8.80%

Punë Sociale -5.60%

Punë Ligjore -4.70%

IT -2.50%

PR -1.50%

Punë Logjistike-1.30%

Punë për Tregti dhe Ndërtim -1.00%

Punë të Shëndetit dhe Infermierisë -0.90%

 

Fjala.al

Të fundit

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Lajme të tjera

Web TV