COVID-19/ Parlamenti hungarez bën të plotfuqishëm kryeministrin Orban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti hungarez votoi për t’i dhënë fuqi të plotë kryeministrit Viktor Orban për të luftuar koronavirusin.

Në kuadër të ligjit, Orban, pa limit kohor, mund të qeverisë mbi bazën e dekreteve, të mbyllë Parlamentin, të ndryshojë ose të heqë ligje ekzistuese dhe ka të drejtën të bllokojë zgjedhjet. I takon atij të vendosë kur të mbarojë gjendja e emergjencës.

Sipas këtij vendimi, kush përhap lajme false rrezikon 1-5 vjet burg.

Opozita insistoi për një limit kohor prej 90 ditësh, duke garantuar në këtë drejtim dhe mbështetjen e tyre, por Orban refuzoi.

“Sot, nis diktatura pa doreza e Orban”. Kështu deklaroi lideri i socialistëve hungarezë, Bertalan Toth, duke komentuar ligjin e miratuar në Parlament, që i jep pa asnjë limit kohor fuqi të plotë kryeministrit Viktor Orban për të luftuar koronavirusin.

Në Hungari, deri tani janë certifikuar 447 të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave deri tani është 15.

Sipas medies, të dhënat reale mund të jenë më të larta. Shërbimi shëndetësor kryen pak tamponë. Nga fillimi i epidemisë janë bërë rreth 13 mijë. Në spitale mungon gjithçka, doreza dhe maska mbrojtëse dhe ka vetëm 2560 aparate frymëmarrjeje, në të gjithë vendin.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV