Avokat Spartak Ngjela ka reaguar pas shumë dyshimeve që janë ngritur së fundmi në disa media të Tiranës për përgatitjen e 30 mjekëve që u dërguan në Itali. Sipas Ngjelës, në Shqipëri persona që po shprehen kundër këtij veprimi pasi nuk pranojnë intelektin e lartë dhe kërkojnë shkatërrimin.
Por avokati thekson se veprimi i Shqipërisë ka krijuar një atmosferë optimiste dhe vlerëson ekipin e dërguar në vatrën kryesore të koronavirusit në Itali, në Breshia.
Reagimi
Dëgjova mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në spitalet italiane, në ndihmë kundër koronavirusit.
Janë angazhuar të gjithë në spitalin e Breshias, i cili është më i prekuri spital nga sëmundja epidemike. Bravo!
Ishin mjekë të rinj, dinjitozë dhe me një theks human në ato që thoshin nëpër intervistat që iu jepnin televizionëve italianë. Të gjithë të qeshur dhe optimistë… që flisnin një italishte të nivelit të lartë. Më bënë edhe mua optimist dhe krenar për ta.
Kurse sorrat këtu krakëllijnë kundër tyre… Është për turpin e sorrave, se nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin. Nuk ka shkatërrim, zotërinj, bjerini këmbës! Neve shqiptarëve na kanë mbrojtur e do të na mbrojnë malet më magjikë të botës, dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur më to.