Koronavirusi/ Punëtorët e Amazon në protestë: S’po mbrohemi siç duhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punëtorë amerikanë dhe italianë të Amazon po protestojnë për mbrojtje jo të duhur kundrejt koronavirusit. Megjithatë, kompania teknologjike shprehet se ka marrë masa paraprake shtesë.

“Ne kemi bërë përtej asaj çka është e mundur për t’i mbajtur ndërtesat e pastra dhe për t’i ndihmuar punonjësit të praktikojnë masa si distanca sociale”-thotë një zëdhënës i Amazon në një deklaratë për mediat. “Megjithatë, ata që nuk duan të punojnë janë të mirëpritur të marrin një periudhë pushimi, qoftë të paguar ose jo”-shprehet ai më tej.

Amazon thotë se në Itali i ka minimizuar dërgesat që nga data 22 mars. Sidoqoftë, udhëheqësit e sindikatës shprehen se punëtorët duhet të mbrohen më mirë. “Disa punonjës përdorin maska për ditë me radhë, në vend që t’i ndërrojnë çdo 24 orë”-thotë një përfaqësues i sindikatës për Reuters.

Kompania, e cila po kërkon të punësojë 100,000 punëtorë të depove në SHBA për të ndihmuar në adresimin e rritjes së porosive, thotë gjithashtu se do të rrisë pagën për stafin e depove në të gjithë botën, përfshirë me 2 dollarë për orë në SHBA dhe me 2 £ për orë në Mbretërinë e Bashkuar, ku i është kërkuar të punojnë jashtë orarit.

Sidoqoftë, ligjvënësit amerikanë dyshojnë mbi raportet e mungesës së furnizimeve të produkteve mbrojtëse të Amazon, sikurse edhe mbi politikat e largimit të punonjësve nga kompania për shkak të infektimit nga koronavirusi.

Firma më parë u përball me greva nga punëtorët në Francë, si dhe u sulmua në Spanjë nga ankesat ligjore të një aleance globale të sindikatave të koordinuara nga UNI Global Union.

Fjala.al

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV