Përhapja e Covid-19/ Bundesliga merr vendimin për kampionatin

Terreni i frikshëm që ka marrë koronavirusi në të gjithë botën ka bërë që të pezullohen në masë kampionatet e futbollit.

Edhe në Gjermani së fundmi është regjistruar një numër i  madh të prekurish dhe kjo ka bërë që Bundesliga të marrë tjetër vendim për sezonin  dhe të mos e fillojë më 3 prill siç u tha përpara disa javëve.

Drejtuesit e ligës kryesore të futbollit gjerman kanë vendosur ta shtyjnë sërish rifillimin e kampionatit deri në 30 prill dhe në rast se situata nuk përmirësohet, atëherë data e fillimit do të shtyhet prap.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e Bundesligës në “Twitter”, teksa theksohet se duket e pamundur rifillimi i kampionatit në këto momente./Fjala.al/