’30 mjekët shqiptarë’/Edi Rama tregon se çfarë e shtyu të ndihmojë Italinë-VIDEO 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për mediat italiane se çfarë e shtyu atë të ndihmonte vendin fqinj duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar me kolegët italinë kundër koronavirusit.

Duke folur në një intervistë për TG5, Rama u shpreh se Shqipëria po jeton me dhimbjen e Italisë, pasi është duke e përjetuar edhe vetë sulmin që vjen nga koronavirusi.

Duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë se edhe ne e përjetojmë këtë agresion vrasës, nuk mundeshim më. Ne nuk jemi në gjendje t’i ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje t’u demonstrojmë solidaritetin tonë, dashurinë tonë dhe sigurisht impenjimin tonë për të qenë aty. Nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë se sistemi jonë mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim dhe sa kishim këtë forcë rezervë thamë, përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front që është shtëpia jonë në fund të fundit”, theksoi Rama për TG5.

Intervista e plotë:

TG5: Na goditën dhe entuziazmuan këto ditë ardhja e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa thatë: “Ne jemi të varfër, por kemi memorie të mirë. Mirëmbrëma Kryeministri Rama. Dëgjoni kryeministër, çfarë ju shtyu të bëni këtë gjest memorie drejt italianëve?

Rama: Më erdhi natyrshëm. Ne jetojmë në Shqipëri, por jetojmë me Italinë, thithim ajrin e Italisë nëpërmjet televizioneve. Duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë se edhe ne e përjetojmë këtë agresion vrasës, nuk mundeshim më.

Ne nuk jemi në gjendje t’i ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje t’u demonstrojmë solidaritetin tonë, dashurinë tonë dhe sigurisht impenjimin tonë për të qenë aty.

Lexo edhe :  Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë se sistemi jonë mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim dhe sa kishim këtë forcë rezervë thamë, përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front që është shtëpia jonë në fund të fundit.

TG5: Mjekët dhe infermierët që dërguat besoj se e flasin mirë si ju italishten sepse shumë janë formuar në Itali dhe imagjinoj se e flasin mirë si ju?

Edi Rama: Shqiptarët e flasin të gjithë italishten. Gjëja më e bukur është se kur bëmë këto telefonata për të kuptuar se a ishin gati të niseshim të gjithë ishin gati, madje kishte nga ata që nuk u kishin thënë as prindërve.

Kemi marrë pak nga leksioni i Nënë Terezës që thotë se: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”.

Është një qiri që shpresojmë t’i bëjë mirë Italisë, sepse me të vërtetë nuk mund të rrijë secili në dhomë duke menduar që shtëpia nuk do digjet, duke pasur lajme nga ana tjetër që po digjet.

TG5: Faleminderit Kryeministri Edi Rama. Faleminderit për atë që bëtë dhe për këtë shembull të shkëlqyeshëm solidariteti.

Edi Rama: Faleminderit. Rroftë Italia, rroftë Shqipëria!

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV