Covid-19/ Mbi 42 mijë viktima dhe rreth 860 mijë të prekur në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbarë rruzullin, deri tani janë regjistruar 859 295 të infektuar me virus

Ndërsa, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar deri tani në 42 326 persona. Të shëruar nga Covid-19 janë gjithsej 178 131 vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë rekord të të infektuarve me virusin vdekjeprurës, pasi regjistrojnë 188 578 të tillë. Në total, në SHBA deri tashmë kanë ndërruar jetë nga virusi 4055 persona.

Në Itali deri tani janë regjistruar 105 792 të infektuar me virus, ndërsa kanë ndërruar jetë gjithsej 12 428 vetë. Në Spanjë, të infektuar zyrtarisht janë 95 923 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 8464 persona.

Kina regjistron gjithsej 81  518 të infektuar, ndërsa kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 3305 persona. Në Gjermani, regjistrohen 71 808 të infektuar, kurse numri i vdekjeve nga virusi është 775.

Në Francë, janë deri tani 52 128 të infektuar, ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur deri tani 3523.

Në Iran, një tjetër shtet i prekur nga virusi, të infektuarit kanë shkuar në 44 605 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2898 vetë nga virusi vdekjeprurës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka gjithsej deri tani 25 150 të infektuar, kurse numri i viktimave deri tani ka shkuar në 1789 persona. Për nga numri i të infektuarve më tej vijnë shtete si Zvicra, Turqia, Belgjika etj. Koronavirusi ka shkaktuar mbi 1000 viktimë në Holandë, ku të infektuar janë regjistruar 12 595 persona.

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV