Erion Braçe këshillon biznesmenët: O VIP, mos shkurto punëtorin por luksin tënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Braçe, zv/kryeministri i bën thirrje biznesmenëve të mëdhenj që të mos shkurtojnë vendet e punës por të pakësojnë luksin nga fitimet e tyre. Duke parashtruar Kodin e Punës ai ka thënë se nuk mund të hiqen njerëzit nga puna, nëse janë me kontratë pune, dhe se minimumi pronari duhet t’i paguajë ata pas largimit në varësi të eksperiencës së punës.

REAGIMI I PLOTË:

O VIP, mos shkurto punëtorin! Shkurto luksin tënd! Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, degjova nje #muhabet per #punetoret ne #biznesinemadh. Shikoni, puna ne kete vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata. Cilido qe jep si zgjidhje shkurtimin e punetoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunesie, Duhet të lexojë Kodin e Punës! Largimi nga puna se “pronari ska leke”, nuk eshte nje llaf #muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA,

Paga e shpërblime edhe kur largon nga puna! Kodi i Punës është i tillë:

1.Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë.

Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:

1.Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.

1.Të më PAGUAJE për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):

– 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;

– 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);

– 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);

Lexo edhe :  "Nuk jam më deputet"/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

– 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);

– 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.

Të më japë SHPERBLIM VJETERSIE sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)
Unë përfitoj PAGESAT për:

– 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit

– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit

– 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet

– 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet

– 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet

– 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton, Unë kam të drejtë ta padis atë në Gjykatë! Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nese me largon nga puna, une kam te drejte ta padis në gjykatë!

Koronavirusi ka sjellë mjaft shkurtime në punë, ndërsa efektet e para kanë nisur të ndihen edhe në ekonominë shqiptare, pas mbylljes së dhjetra bizneseve.

Të fundit

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Nico Williams është i vendosur për kalimin e tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ka komunikuar klubit vendimin për të ardhmen. Athletic...

Lajme të tjera

Web TV